U vaksinua me tri doza, megjithatë kancelari i Austrisë infektohet me COVID-19

U vaksinua me tri doza, megjithatë kancelari i Austrisë infektohet me COVID-19

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë të premtes dhe është në karantinë.

Nehammer, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus nga një pjesëtar i ekipit të tij të sigurisë, derisa ka bërë të ditur se do të vazhdojë t’i kryejë krejt detyrat e tij qeveritare përmes videolidhjeve.

Ai ka qenë i vaksinuar me të tri dozat dhe aktualisht nuk ka shfaqur ndonjë simptomë.

Kancelari austriak është infektuar në kohën kur vendi po përballet me rritje të numrit të rasteve, pas përhapjes së variantit Omicron.

Numri i rasteve të reja ditore në Austri, gjatë kësaj jave, ka arritur shifrat më të larta të infektimit në dy muajt e fundit.

Një plan për t’i bërë të detyrueshme vaksinat kundër COVID-19 nga shkurti është bllokuar të premten, pasi agjencia që e zbaton këtë masë tha se sistemet e saj nuk do të jenë gati deri në prill.

Shpërndaje në: