U verbërua dhe nuk e njohu më as vëllanë pasi ngriti gjysmë toni – rekordi i të gjitha kohëve, mendoi se do të vdiste

U verbërua dhe nuk e njohu më as vëllanë pasi ngriti gjysmë toni – rekordi i të gjitha kohëve, mendoi se do të vdiste

Eddie Hall ka rrëfyer si e kishte menduar vdekjen, disa momente pasi ngriti 500 kilogram në vitin 2016.

Hall, 32-vjeçar, u verbua dhe po i rridhte gjaku nga hunda dhe veshët derisa theu rekordin botëror, transmeton Periskopi.

I ashtuquajturi “bisha” bëri historinë kur u shndrrua në njeriun e parë në histori që ngriti peshë gjysmë toni nga toka.

Mirëpo, arritja e jashtëzakonshme e tij e la duke luftuar me jetën në prapaskenë.

Në një video të postuar së fundmi në YouTube, 32-vjeçari ka zbuluar saktësisht çka i ndodhi pas peshëngritjes.

Pasi shpjegoi se i ra të fikët menjëherë prapa skenës, ai u shpreh: “Në këtë pikë e kuptova se po verbërohesha, humba pamjen në qendër të syrit. Nuk mund të shihja rrotull.

“Atëhera u frikësova shumë. E kujtoj kur isha i shtrirë dhe shikoja tavanin, ku ishte një pankartë komerciale dhe mendova se aty do të vdisja.

“Njerëzit po ma fshinin gjakun nga veshët, sytë dhe hunda.

“Mendoj se ishte diçka evidente që bëra një gjë shumë serioze, shpërtheva diçka në kokë dhe ishte shumë neveritëse.”

Hall tha se u deshën tri ore që shtypja e gjakut dhe rrahjet e zemrës të stabilizoheshin.

Për më shumë, ai festoi ditëlindjen e të birit ditën tjetër, por nuk mund t’i kujtonte emrat e të ftuarëve dhe po i përsëriste të njëjtat biseda.

Mëtej, ai shtoi se nuk e njihte as vëllanë e tij kur u shfaq, diçka që e tmerroi.

“Veç gjakderdhjes në tru dhe shenjave të traumës, u përmirësova pas dy javëve, mentalisht dhe fizikisht.”

Shpërndaje në: