U ZBULUA: Shkencëtarët italianë thonë që e bënë vaksinën e parë të Koronavirusit në botë
Shkencëtarët italianë pretendojnë se kanë zhvilluar një vaksinë që mund të neutralizojë koronavirusin në qelizat njerëzore.
Testimet e mbajtura në Spitalin Spallanzani të Romës që është për sëmundje infektive gjeneruan anti-trupa në minj që funksionojnë për qeliza njerëzore, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
“Kjo është faza më e avancuar e testimeve të një vaksine potenciale të krijuar në Itali,” tha Luigi Aurisichio, drejtor ekzekutiv i Takis, kompanisë që punon në këtë projekt.
“Sipas Spitalit Spallanzani, dhe për aq sa e dimë ne, jemi të parët në botë që demonstruam se mund të neutralizojmë koronavirusin me vaksinë,” i tha ai agjencisë së lajmeve Ansa.
“Ne presim që kjo të ndodh edhe te njerëzit.”
“Testimet njerëzore pritet të ndodhin pas kësaj vere,” tha më tej Aurisicchio. /Periskopi



