U zëvendësua ndeshjen e kaluar nga Pochettino, Messi nuk luan nesër për PSG

U zëvendësua ndeshjen e kaluar nga Pochettino, Messi nuk luan nesër për PSG

Lionel Messi do t’i mungojë skuadrës së Paris Saint Germain në ndeshjen e nesërme.

PSG luan përballë Metz, dhe shkon në një formë të mirë pas gjashtë fitoreve radhazi në Ligue 1.

Megjithatë, në ndeshjen e nesërme, parisienët duhet të bëjnë pa shërbimet e yllit argjentinas, përcjell Periskopi.

Krejt kjo pasi ekzaminimet mjekësore të fundit kanë treguar se lojtari ka një problem në gjurin e tij të majtë.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do t’iu nënshtrohet edhe ekzaminimeve të tjera mjekësore brenda 48 orëve të ardhshme për të parë më saktë se cila është gjendja e tij.

Messi akoma nuk ka shënuar apo asistuar për Messin. /Periskopi/

Shpërndaje në: