U zunë me nëntë qese marihuanë, paraburgim ndaj dy të dyshuarve në Gjakovë

U zunë me nëntë qese marihuanë, paraburgim ndaj dy të dyshuarve në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj dy të pandehurve, F.B., dhe E.L., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokurori i rastit ndaj dy të pandehurve, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 21 shtator 2021.

 

Shpërndaje në: