Udhëheqësi i Komisionit për Shëndetësi, Albin Kurti: Sfidë mbetet se si ta përsërisim suksesin tonë gjatë pandemisë

Udhëheqësi i Komisionit për Shëndetësi, Albin Kurti: Sfidë mbetet se si ta përsërisim suksesin tonë gjatë pandemisë

Udhëheqësi i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, kryeministër Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e Konferencës së tretë Rajonale për Promovim dhe Edukim Shëndetësor.

Në fjalën e tij të rastit, kryeministri Kurti derisa theksoi se Kosova ka treguar sukses në ballafaqimin me pandeminë COVID-19, tha se ky sukses na jep një mundësi ideale për të reflektuar mbi rëndësinë e promovimit dhe edukimit shëndetësor. Një pjesë e madhe e këtij suksesi, vijoi ai, ka qenë pikërisht për shkak të efikasitetit në promovim dhe edukim.

“Aktualisht, një prej sfidave kryesore të institucioneve shëndetësore në fushën e promovimit dhe edukimit, është të gjejmë një mënyrë se si ta përsërisim suksesin tonë gjatë pandemisë, në luftimin e sëmundjeve të tjera, tha kryeministri, para të pranishmëve në këtë konferencë dyditore, njofton Zyra e tij.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe ministri që ka mbetë në hije i Shëndetësisë, zoti Rifat Latifi, i cili tha:

“Neve na duhet te kemi spitale moderne, por edhe qytete dhe fshatra moderne me zona për ecje, për vrapim dhe aktivitete të tjera fizike, pa u rrezikuar nga automjetet dhe pa thithur ajrin e ndotur të makinave”./Periskopi

Shpërndaje në: