“Udhëheqësit e UÇK-së i çuan në Hagë veç pse në kasketën e tyre guxuan ta vënë simbolin e shqiptarisë”

“Udhëheqësit e UÇK-së i çuan në Hagë veç pse në kasketën e tyre guxuan ta vënë simbolin e shqiptarisë”

“Përkujdesja Gjithshiptare” e sheh procesion e Hagës si vazhdim i veprimtarive antishqiptare të qarqeve të ndryshme regresiste të Evropës ndër shekuj.

Nëpërmjet një deklarate thonë se forcat progresiste nuk i kanë munguar asnjëherë Evropës por që në shumë raste kanë qenë të pafuqishme për t’i dhënë tonin politikës së krejt kontinentit.

Në deklaratë thuhet se udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) janë çuar në Hagë veçse në kasketën e vet kanë guxuar të vënë simbolin e shqiptarisë.

“Udhëheqësit e UÇK-së nuk janë çuar në Hagë për asnjë arsye tjetër, përveç arsyes së paarsye, se në kasketën e vet kanë guxuar të vënë simbolin e shqiptarisë. Në qoftë se UÇK-ja nuk do të kishte përdorur atë stemë, gjyq special kundër UÇK-së nuk do të kishte! A ka gjyq special kundër boshnjakëve, që gjithashtu janë myslimanë?! Në Bosnjë kanë shkuar e kanë luftuar kundër sërbëve, me gjysmëhënën në sup dhe me Kuranin në çantë, muxhahedinë që nga Arabia! Kush ka vrarë më shumë serbë, të paarmatosur por spiunë të formacioneve të armatosura, boshnjakët me simbolin islamik të hënës, apo shqiptarët, me simbolin e shqiponjës dykrerëshe të të krishterit evropëmbrojtësit Gjergj Kastrioti?! Gjykata e Hagës, për të fshehur me hipokrizi këtë shkak të vërtetë, po mundohet të grumbullojë dhjetëra mijë gjoja “fakte” të “krimeve” që i paskan kryer këta çlirimtarë! Asnjë krim s’kanë bërë këta shqiptarë, përveç se e kanë korrigjuar Traktatin e Londrës të vitit 1913! Evropa e sotme nuk dëshiron që ai traktat të korrigjohet, prandaj dhe po kurdis alibira pa fund ndaj këtyre korrigjuesve, çlirimtarë të kombit të vet”, thuhet në deklaratë.

Derisa shtrohet pyetja se pse Evropa ën Hagë nuk i dërgoi udhëheqësit serbe dhe gjithë oficerët dhe komandët e quajtr paramilitarë që kanë kryer më shumë krime mbi kombin shqiptar.

“Pse nuk i çoi Evropa në Hagë, me radhë, njërin pas tjetrit, udhëheqësit e shtetit serb edhe të gjithë oficerët dhe komandantët e quajtur paramilitarë që kanë kryer aq shumë krime mbi kombin shqiptar?! Ç’është kjo sëmundje?! Ç’është kjo shizofreni kundërarbërore e kundërshqiptare, që s’po e lë Evropën të shikojë qartë kush është armiku dhe rrezikuesi i vërtetë i jetës së saj?! I krejt jetës!!”, thueht mes tjerash në dekalratë.

Më poshtë sjellim deklaratën e plotë:

D E K L A R A T Ë

LIDHUR ME PROCESIN ANTISHQIPTAR TË HAGËS

“Përkujdesja Gjithshqiptare” e shikon Procesin e Hagës si vazhdim i veprimtarivet antishqiptare të qarqeve të ndryshme regresiste të Evropës ndër shekuj. Themi regresiste, duke nënkuptuar që forcat progresiste s’i kanë munguar Evropës asnjëherë, por ato, në shumë raste kanë qenë të pafuqishme për t’i dhënë tonin politikës së krejt kontinentit.

Po japim një pasqyrë fare të shkurtër të kësaj fobie të pashpjegueshme dhe krejt të paarsyeshme të forcave regresive të Evropës, kundër arbro-shqiptarëve, njërit prej kombeve themelvënëse në kulturën e këtyre hapësirave.

Në kohën kur në Europë popujt po kërkonin për ta thënë meshën në gjuhë të veta, etnisë iliro-arbërore nuk iu dha asnjë dritë jeshile, as nga Papati i Romës, as nga Patriarkati i Konstantinopolit, për ta thënë edhe ata meshën në gjuhën e tyre. Kroatët, me miratimin e Papatit, e fituan të drejtën për të përdorur glagolicën dhe gjuhën kroate në liturgji. Kroatët që jetonin në tokën ilire! Serbëve, të vendosur gjithashtu në trojet iliro-arbërore, pothuaj në të njëjtën kohë, iu dha e drejta, edhe nga Papati, për të celebruar meshën në gjuhën e vet, sado që Kisha Serbe i përkiste dhe do t’i përkiste ritit lindor. Cirilin dhe Metodin, misionarët e përhapjes së krishtërimit ndër sllavët, i priti dhe u dha bekimin e vet edhe Papa i atëhershëm i Romës. Më vonë, kur Sava Nemanjiqi e zyrtarizoi autoqefalinë e Kishës Pravosllave Serbe, themeluar në trojet iliro-arbërore, papët e Romës e përkrahën atë kishë serbe, ndonëse ajo i keqtrajtonte arbërit katolikë deri në persekutime nga më mizoret.

Papati u ka dhënë kurorë “mbretërore” dinastëve serbë të Nemanjiçëve, ndërsa me arbërit (me përjashtim të papës Piu II dhe, më se dy shekuj më vonë, Papës me prejardhje arbërore Klementi XI Albani), është treguar tepër “i kursyer“ për të mos thënë pothuaj vazhdimisht mohues dhe refuzues.

Në kohën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, lufta e arbërve të asaj kohe është përkrahur nga një pjesë e Evropës, kryesisht nga mbretëria e Napolit. Por, për shembull, Venediku nuk ka vepruar gjithmonë ashtu. Në një rast, madje, Senati i Venedikut ka premtuar dhjetë mijë dukatë floriri shpërblim për njeriun që do ta vriste Gjergj Kastriotin – Skënderbeun. Pak më vonë, mbrojtësi i madh i Evropës, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, vdiq në Lezhë dhe ne as sot nuk e dimë saktësisht si i erdhi ajo vdekje.

E pra, në ata shekuj nuk kemi qenë një “komb mysliman”. Ishim të gjithë të krishterë.

Në të gjithë shekujt pasues Perëndimi ka gjetur sebep për të na quajtur “komb mysliman”. Ndodhte kjo në kohën kur, edhe Venediku, edhe Anglia, edhe Franca, kishin marrëdhënie mjaft të mira me Perandorinë Osmane myslimane.

Në vitet 1843-1944 në Shqipërinë Veriore, filluar nga Shkupi e Vranja deri në Shkodër, ndodhi një kryengritje e madhe e shqiptarëve. Dhjetëra mijë kryengritës nën udhëheqjen e prijësit popullor nga Tetova, Dervish Cara, luftuan për t’u çliruar nga zgjedha osmane. Por, Evropa i dërgoi këtu konsujt e vet, shoqëruar nga pashallarë osmanë, thjeshtë për të shuar kurreshtjen! Asaj Evrope të asaj kohe, i mjaftoi të merrte vesh si u shua ajo kryengritje dhe sa kryengritës po syrgjynoseshin drejt Stambollit lidhur duar e këmbë.

Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Evropa Perëndimore nuk e pa të arsyeshme as t’i dëgjojë të dërguarit tanë, le më t’i ndihmojë shqiptarët për ta realizuar çlirimin nga zgjedha osmane!

Po ajo Evropë, në një kohë kur kombin shqiptar nuk pranonte as ta njihte si komb, kombeve tjera: grekëve, serbëve dhe malazezëve u jepte të gjithë përkrahjen për të krijuar shtetet e tyre! Shtetin grek dhe shtetet sllave, madje të zgjeruar krejt abuzivisht, fund e krye abuzivisht, mbi tokat e shqiptarëve!

Në vitin 1913 Evropa, e penguar nga pjesa e keqe e saj, mezi e njohu si shtet shqiptar vetëm një të tretën e Shqipërisë! Madje, në vitin 1915, edhe këtë copë të vogël Shqipërie, pjesa antievropiane e Evropës, pothuaj e asgjësoi me një traktat të fshehtë!

Në qershor 1924 në shtetin shqiptar, në atë copë shtet që mezi kish arritur të mbahet gjallë në vorbullën e Luftës së Parë Botërore, u vendos një qeveri mirëfilli demokratike, e krijuar prej një personaliteti të shquar të kulturës më progresiste evropiane, siç ishte Fan Noli. Por, diplomacia evropiane, pjesa handikape e saj, nuk u tregua aspak e gatshme ta njohë e ta përkrahë atë qeveri!

Përkundrazi, kur Ahmet Zogu e rrëzoi qeverinë e Fan Nolit, me ndihmën e pakursyer dhe qartazi lakmitare të Beogradit, Evropa e njohu Ahmet Zogun, edhe si kryeministër, edhe si mbret, deri në ditën kur po ajo Evropë e përmbysi dhe e përzuri nga vendi i vet “mbretin e shqiptarëve”!

Dy shtetet fashisto-naziste të kësaj Evrope, e përkrahën në njëfarë mënyre bashkimin e kombit shqiptar. Por, ç’ndodhi mbasi përfundoi Lufta e Dytë Botërore?! Mbasi përfundoi Lufta e Dytë Botërore, Evropa antifashiste, e cila kombeve të tjera ua kishte njohur të drejtën për t’u rimëkëmbur, kombin shqiptar e la përsëri të copëtuar! Evropa antifashiste u tregua më antishqiptare ndaj Shqipërisë, sesa antiitaliane apo antigjermane ndaj Italisë e Gjermanisë!

Këtë herë, kjo Evropë gjeti komunizmin si “shkak” për të mos i afruar shqiptarët rreth vetes. Për të mos i afruar shqiptarët “komunistë”, se shqiptarët “komunistë” ishin delja e zezë, në një kohë kur, për shembull, edhe udhëheqja jugosllave ishte komuniste dhe Evropa i njihte si pjesë të shtetit jugosllav edhe tokat që mbretëria e rrëzuar jugosllave i kish pasë pushtuar, si Vojvodinën, Kosovën dhe shumë vise të tjera nën Jojugosllavi! Austrinë e lejoi Evropa të shkëputej nga Gjermania, kurse Kosovën dhe viset e tjera shqiptara nuk i lejoi të shkëputeshin nga Jugosllavia!

Në gjysmëshekullin, kur vetëm në një të tretën e Shqipërisë sundonte Enver Hoxha me dorë të hekurt, Evropa nuk bëri asgjë për pjesët e tjera të Shqipërisë, që vetë ua kish falur Greqisë dhe Jugosllavisë! Po të donte Evropa, me shqiptarët që kishin mbetur jashtë kufijve të Republikës Popullore të Shqipërisë, ajo mund të krijonte dy republika shqiptare: Një në shtetin jugosllav dhe një në shtetin grek! Pse nuk veproi ashtu, por mbeti duke dërguar diversantë, për të djegur mullarët e fshatrave, në RPSH e më vonë në RPSSH?!

Në mos jo dhe aq në shtetin grek, në shtetin e Jugosllavisë Socialiste, lëvizje kombëtare shqiptare ka pasur në të gjithë dhjetëvjeçarët pas Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1999 SHBA-ja ndërhyri për të ndalur gjenocidin dhe zbrazjen e pjesës verilindore të Shqipërisë, që ndryshe quhet edhe Kosovë. Them SHBA-ja, sepse Evropa, (përveç Britanisë së udhëhequr në ato vite nga Toni Bleri dhe Gjermanisë), ishte thjeshtë bishti i asaj ndërhyrjeje!

Mjafton të përmendim qëndrimin francez në Mitrovicën Veriore. Ç’mund të thuhet për forcat franceze në këtë rast?! A mund të themi se ato forca franceze ishin dashamirëse të shqiptarëve? A nuk e dinin francezët që serbët, në Mitrovicën Veriore dhe në vise të tjera të asaj pjese të Shqipërisë, janë popullsi e ardhur?!

A nuk e dimë ne si i hidhnin bombat në det avionët evropianë të NATO-s që niseshin nga Avianoja për të bombarduar objektet usharake të Serbisë?! I hidhnin bombat në det, për ta lejuar Serbinë që të bënte masakra mbi gratë dhe fëmijët shqiptarë!

Por, edhe më përpara, a nuk e dimë ne si i bombarduan avionët e Aleatëve, kryesisht ata britanikë, Ulqinin, Podgoricën, Gjakovën apo Pejën?! Në vend që të godisnin objektet ushtarake të forcave naziste gjermane, ata bombardonin lagjet e shqiptarëve!

Tani po na duhet të dëgjojmë e të shohim sesi po arrestohen dhe si po gjykohen në një qytet të Evropës udhëheqësit e një Ushtrie Çlirimtare Shqiptare!

Nuk është aspak e vështirë të kuptohet që kjo politikë e Evropës së sotme, është në vazhdën e politikës shumëshekullore antiarbërore dhe antishqiptare. Por, është e vështirë të shpjegohet, është vërtet tepër e vështirë të shpjegohet: Pse ka vepruar dhe po vepron kështu kjo Evropë kundër njërit prej kombeve të vet më të lashtë?!

Le të mos harrojmë ç’thamë më sipër në këtë deklaratë tonën tejet koncize! Evropa ua ka mohuar shqiptarinë dy të tretave të Shqipërisë në vitin 1913 e në vazhdim, përmbi 100 vjet! Evropa ua ka mohuar shqiptarëve, të lënë jashtë kufijve të shtetit shqiptar, Flamurin me shqiponjën dykrerëshe! Papritrur, ajo stemë u shfaq në supet dhe në kapelën e shqiptarëvet të UÇK-së! Evropa, në sedrën e saj të sëmurë, nuk mund ta duronte një stemë të tillë, dhe ky është shkaku kryesor, pse janë çuar në Hagë udhëheqësit e UÇK-së! Është një ligësi shizofrenike, si e një femre të sëmurë! Sëmundje e shprehur deri në histeri! Aq sa kjo Evropë mezi e gjeti një Ahtisar, debil dhe i paaftë për të qenë kthjellët, me anën e të cilit iu imponua Republikës së Kosovës një flamur i verdhë, pa stemën e shqiponjës dykrerëshe! Çfarë është ai “flamur” me një hartë të verdhë në mes?! Është mohim i shqiptarsisë së atyre shqiptarëve, të cilët kjo Evropë, poshtërsisht i ka lënë jashtë kufijve të shtetit të vet qysh në vitin 1913!

Udhëheqësit e UÇK-së nuk janë çuar në Hagë për asnjë arsye tjetër, përveç arsyes së paarsye, se në kasketën e vet kanë guxuar të vënë simbolin e shqiptarisë. Në qoftë se UÇK-ja nuk do të kishte përdorur atë stemë, gjyq special kundër UÇK-së nuk do të kishte! A ka gjyq special kundër boshnjakëve, që gjithashtu janë myslimanë?! Në Bosnjë kanë shkuar e kanë luftuar kundër sërbëve, me gjysmëhënën në sup dhe me Kuranin në çantë, muxhahedinë që nga Arabia! Kush ka vrarë më shumë serbë, të paarmatosur por spiunë të formacioneve të armatosura, boshnjakët me simbolin islamik të hënës, apo shqiptarët, me simbolin e shqiponjës dykrerëshe të të krishterit evropëmbrojtësit Gjergj Kastrioti?!

Gjykata e Hagës, për të fshehur me hipokrizi këtë shkak të vërtetë, po mundohet të grumbullojë dhjetëra mijë gjoja “fakte” të “krimeve” që i paskan kryer këta çlirimtarë! Asnjë krim s’kanë bërë këta shqiptarë, përveç se e kanë korrigjuar Traktatin e Londrës të vitit 1913! Evropa e sotme nuk dëshiron që ai traktat të korrigjohet, prandaj dhe po kurdis alibira pa fund ndaj këtyre korrigjuesve, çlirimtarë të kombit të vet!

Pse nuk i çoi Evropa në Hagë, me radhë, njërin pas tjetrit, udhëheqësit e shtetit serb edhe të gjithë oficerët dhe komandantët e quajtur paramilitarë që kanë kryer aq shumë krime mbi kombin shqiptar?! Ç’është kjo sëmundje?! Ç’është kjo shizofreni kundërarbërore e kundërshqiptare, që s’po e lë Evropën të shikojë qartë kush është armiku dhe rrezikuesi i vërtetë i jetës së saj?! I krejt jetës!!

Ç’të keqe do t’i sillnim Evropës ne shqiptarët, nëse do të kishim shtetin tonë të plotë?! Ç’të keqe do t’u sillnim, fundja, edhe fqinjëve tanë sllavë dhe grekë, nëse do të kishim një shtet tonin të plotë?!

Përfundimisht, ne shqiptarët kërkojmë që, pjesa e mirëfilltë demokratike, pjesa jo e sëmurë e Evropës së sotme, ta kuptojë se mbi kurrizin e kësaj Evrope, që e duam shumë, po luhen lojëra të rrezikshme, jo vetëm në dëm të shqiptarëve, por në kurriz të të gjithë kombeve të këtij kontinenti! Pjesa vërtet demokratike e kombeve të Evropës duhet ta kuptojë, sa s‘është tepër vonë, se shkelja mbi aspiratat shekullore të kombit shqiptar, është vetëm fillimi i shkeljeve, me strategji të ndotura, i secilit prej kombeve të këtij kontinenti, filluar prej Portugalisë e deri në Finlandë, Rusi e Ukrainë! Ne shqiptarët nuk duam që kontineti ynë të provojë një shkatërrim të tillë që po i përgatitet si pa u kuptuar!

Ne shqiptarët shpresojmë shumë te Shtetet e Bashkuar të Amerikës, të cilat, në çaste decisive për ne, kanë ditur dhe ia kanë dalë të na përkrahin. Duke mbrojtur ne, SHBA-ja mbron krejt Evropën! Duke mbrojtur Evropën, SHBA-ja mbron vetëveten!

Lirojini nga çdo akuzë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Në qoftë për të nxjerrë në gjyq ndonjërin prej tyre, dimë vetë ne ta kryejmë atë punë! U thoni shtetevet që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, le ta njohin sa më parë dhe le të dërgojnë atje ambasadorët e vet! I thoni OKB-së, me anë rezolutash përkatëse, të tregohet vërtet organizatë kombesh dhe ta pranojë Republikën e Kosovës si anëtare të sajën, sa më parë!

Organizata e shteteve, që quhet Bashkim Evropian, duhet, pa zvarritje prej kërmilli, t’i pranojë sa më parë në bashkësinë e vet, edhe Republikën e Shqipërisë, edhe Republikën e Kosovës, edhe Republikën e Maqedonisë Veriore, edhe Republikën e Sërbisë, edhe Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës! Përndryshe, ky bashkim shtetesh do të mbetet së shpejti edhe pa Itali, pa Spanjë e pa Francë, që do të thotë, po nuk ndërmori masa energjike, kjo bashkësi shtetesh, bashkësi gjithsesi çalamane, do të shpërbëhet pa kaluar shumë vite!

Ne shqiptarët shpresojmë të mos ndodhë kështu, por kjo varet tërësisht prej forcave të kthjellta e largpamëse të kësaj Evrope! Prej forcave të kthjellta! Jo prej njerëzish të vegjël e mendjemykur, por njerëzish të mëdhenj e të ndritur!

Për kryesinë e përkohshme të Përkujdesjes Gjithshqiptare,

Kryetari: Gjokë Dabaj

Kryetari i Shoqatës “Vullnetaët e Lirisë”: Dilaver Goxhai

Tiranë, më 24 nëntor 2020

Shpërndaje në: