Udhëheqësit perëndimorë deklarojnë unitet kundër kërcënimit të Rusisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se ka “unanimitet të plotë” me liderët evropianë lidhur me grumbullimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën.

Presidenti Biden zhvilloi një video-telefonatë me aleatët evropianë të hënën, ndërsa fuqitë perëndimore synojnë një strategji të përbashkët kundër veprimeve të Rusisë.

Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar Rusinë për sanksione “të shpejta” dhe “të pashembullta” nëse ndodh një inkursion, shkruan BBC.

Rusia mohon planet për të pushtuar Ukrainën, pavarësisht se grumbullon rreth 100 mijë ushtarë.

Të bashkuar me ShBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar në thirrje ishin liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë dhe BE-së. Gjithashtu telefonoi edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Kam pasur një takim shumë, shumë, shumë të mirë, unanimitet total me të gjithë liderët evropianë”, tha Biden më pas.