Udhëtari i autobusit që u rrotullua në Serbi me akuza: Shoferi nuk la kë pa e tejkaluar

Udhëtari i autobusit që u rrotullua në Serbi me akuza: Shoferi nuk la kë pa e tejkaluar

Njëri nga udhëtarët e autobusit “Zhitia Turist” që u rrotullua në Serbi ka hedhur akuza ndaj shoferit. Ai tha se shoferi nuk la kë pa e tejkaluar dhe kjo ishte arsyeja e aksidentit.

Taulant Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook thotë se, para aksidentit, shoferi nuk la automjet pa tejkaluar dhe në rastin e fundit ishte duke tejkaluar kamionin që bënte pastrimin e borës por që nuk arriti.

“Fal zotit shpetuam,pasi te gjitha gazetat than se aksidenti u be shkaku i rruges se pa pastruar per ta larguar fajin nga kompanija apo shoferi desha te tregoj sakt si pjestar i autobusit qe isha ulur para dhe e pash te gjith ngjarjen,shoferi nuk la automjet pa kaluar automjet apo kamijon dhe ne rasitn e fundit ishte duke e tejkaluar kamijonin i cili bente pastrimin e rruges po qe nuk arriti,media mos genjeni ju lutem dhe mos e shperndani lajmin aq shpejt ne keto raste sepse ka dikush qe merzitet nga mos arritja e lajmrimit se a jan gjall apo jo dhe mos e mbroni askend por tregoni te verteten ju kisha lut ta shperndani Respekt”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: