Udhëtari nga Maqedonia ndërron jetë në aeroplan duke udhëtuar për Gjermani

Udhëtari nga Maqedonia ndërron jetë në aeroplan duke udhëtuar për Gjermani

Një aeroplan që ka fluturuar nga Shkupi drejt Gjermanisë është detyruar të aterojë në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Mediat shkruajnë se shkak për aterimin është se një udhëtar në moshë të shtyer që ka udhëtuar me aeroplan, papritmas ka ndërruar jetë.

Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhëtarit në fjalë, e as se nga cili vend është. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para bëhet fjalë për sulm në zemër, shkruan mediumi maqedonas INa, transmeton Klankosova.tv.

Pas pauzës së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do të kthehet në vendlindje.

Shpërndaje në: