Udhëtoi pa vaksinë, Djokovic burgoset në Australi

Udhëtoi pa vaksinë, Djokovic burgoset në Australi

Novak Djokoviq zbarkoi në Melburn të Australisë pak para mesnatës me orën lokale, por që atëherë ka qëndruar në aeroport.

Sipas babait të tenistit serb, Djokoviq është duke u mbajtur rob nga policia dhe ka paralajmëruar se nëse nuk e lëshojnë brenda 30 minutash, do të përballen me ta në rrugë.

Nëntë herë kampioni i Australian Open përdori një “leje” për të zbritur në Australi pa prova vaksinimi, e cila shkaktoi një zemërim masiv në mesin e australianëve, të cilët kryesisht kanë qëndruar të mbyllur në dy vitet e fundit.

Me sa duket, lloji i vizës për të cilën ka aplikuar Gjokoviq nuk autorizon përjashtime mjekësore për të qenë të pavaksinuar.

Më herët gjatë natës, Gjokoviq ishte në një dhomë aeroporti së bashku me zyrtarët kufitarë duke shqyrtuar faktet që mbështesin përjashtimin e tij nga vaksina.

Shpërndaje në: