UEFA anulon ndeshjen KF Drita vs Lienfield shkaku i koronavirusit

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Dritës dhe Lindfieldit është anuluar.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka konfirmuar se ndeshja nuk do të zhvillohet pasi edhe një tjetër futbollist i Dritës ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndeshja parashihej të zhvillohej në Nyon të Zvicrës, në “Colovray Stadium” nga ora 18:00 në pasditën e sotme.

Në njoftimin e UEFA-s thuhet: “Pas vendimeve nga autoritetet zvicerane të shëndetit, në bashkëpunim me UEFA-n, e gjithë skuadra e Dritës është në karantinë”.

“Kjo pasi edhe futbollisti i dytë i Dritës ka rezultuar pozitiv me COVID-19, para ndeshjes me Lindfieldin të planifikuar për 11 gusht, nga ora 18:00 në Nyon të Zvicrës – dhe e njejta nuk mund të luhet”, thuhet më tej në njoftimin e UEFA-s.

“Futbollisti që rezultoi pozitiv dje, kishte rezultuar negativ në testimet e së premtes, ashtu si edhe e gjithë skuadra e Dritës kishin rezultuar negativ me të ardhur në Zvicër. Tani çështja do të shqyrtohet nga Komiteti i Etikës së UEFA-s për një vendim të mëtutjeshëm”, thuhet në mes të tjerash në njoftimin e UEFA-s.

Për anulimin e ndeshjes ka njoftuar edhe Drita në faqen zyrtare të saj.

“Ju njoftojmë që ndeshja finale e parapare të zhvillohet sot ne ora 18:00 me kampionin e Irlandës se Veriut, Linfild është anuluar. Vendimi është marre nga autoritetet zvicrane për shkak që në testimin e fundit një lojtare i klubit tonë ka rezultuar pozitiv! Vendimi për fatin e ndeshjes do të merret në ditët ne vijim nga komisioni i disiplinës”, thuhet në njoftimin e Dritës.

Shpërndaje në: