Uk Lushi: Turp të keni Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Uk Lushi: Turp të keni Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Veprimtari shqiptar në Amerikë Uk Lushi i është drejtuar LDK e VV, duke ju thënë se duhet të  turpërohen për ftesën që ia kanë bërë përfaqësueseve të Quint-it.

Sipas tij turpi më i madh bie mbi Kurtin e Osmanin sepse kanë marrur gati gjysmë milioni vota shqiptares, ku siç shkruan ai “Përfaqësuesit e Quint-it nuk kanë legjitimitet demokratik të vendosin në emrin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Lushi.

Ja statusi i plotë

Duhet të turpëroheni edhe VV-ja edhe LDK-ja, që ftoni në takime për detyrat tuaja përfaqësuesit e huaj të Quint-it dhe cilitdo vend të huaj!

Duhet të turpërohen posaçërisht Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, të cilët kanë marrë gati gjysmë milioni vota shqiptarësh të na përfaqësojnë dhe gjejnë zgjidhje të problemeve politike dhe të llojeve tjera!

Përfaqësuesit e Quint-it nuk kanë legjitimitet demokratik të vendosin në emrin e qytetarëve të Kosovës! Kemi pritur që ju të dy do të jeni ndryshimi si trajtohet populli i Kosovës duke mbajtur të huajt ku e kanë vendin si miq, aleatë dhe partnerë por jashtë vendimeve që burojnë vetëm nga sovrani!

Turp të keni që nuk po e zhbëni varësinë e gërditshme prej puthadorësh neokolonialë të brezave të mëparshëm politik!

Nëse s’ mund merreni vesh mes vete, si bëjnë marrëveshje partitë në çdo shtet normal, kallxoni që jeni të paaftë, lëshoni udhë dhe lejone popullin të zgjedhë kush mundet, e pakta, t’ ja ruaj minimumin e dinjitetit popullit të bukur të Kosovës!

 

Shpërndaje në: