Ukraina arreston 400 bashkëpunëtorë të dyshuar rusë
Disa qindra njerëz u arrestuan në rajonin Mykolaiv të Ukrainës jugore, të dyshuar për bashkëpunim me forcat ruse.
Kështu bëri të ditur Dmytro Marchenko, Gjeneral Major i Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan Sky News.
“U gjetën prova mbështetëse që vërtetonin se çdo i arrestuar u dha informacion të vlefshëm”, u shpreh ai.
Arrestimet u kryen nga ora 23:00 të 5 gushtit deri në orën 5 të mëngjesit të 8 gushtit.