Ukraina bën bilancin e luftës: Janë vrarë afro 30 mijë rusë

Ukraina bën bilancin e luftës: Janë vrarë afro 30 mijë rusë

Ukraina pretendon se afro 30 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit.

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka publikuar raportin më të fundit sa i përket humbjeve që i ka shkaktuar armikut.

Në raportohet thuhet se ushtria ukrainase ka arritur të vret 30 mijë ushtarë rusë nga fillimi i pushtimit, si dhe të shkatërrojë 1.285 tanke dhe 204 avionë.

Sot është raportuar se kanë vazhduar luftimet e ashpra në pothuajse të gjitha rajonet e Ukrainës, mes forcave vendase dhe atyre ruse.

Shpërndaje në: