Ukraina e alarmuar pasi Putini urdhëroi forcat e parandalimit bërthamor: Do të jetë një katastrofë për botën

Ukraina e alarmuar pasi Putini urdhëroi forcat e parandalimit bërthamor: Do të jetë një katastrofë për botën

(Fotoja është ilustrim)

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të dielën se urdhri i liderit rus Vladimir Putin për t’i vënë në gatishmëri forcat parandaluese ruse është një përpjekje për ta rritur presionin ndaj delegacionit ukrainas në bisedimet e planifikuara të së hënës, raporton CNN.

“Siç e vini re, ky urdhër i presidentit Putin erdhi menjëherë pasi u bë njoftimi për të dy delegacionet gati për t’u takuar. Dhe ne e shohim këtë njoftim, këtë urdhër, si përpjekje për të bërë presion shtesë mbi delegacionin ukrainas”, tha Kuleba tha në një konferencë në Kiev.

“Por ne nuk do të dorëzohemi në këtë presion”, shtoi ai. “Ne do t’i qasemi këtyre bisedimeve me një qasje shumë të thjeshtë”.

Kuleba tregoi se zyrtarët ukrainas janë të gatshëm ta “dëgjojnë atë që Rusia ka për të thënë”.

“Ne do t’u themi atyre se çfarë mendojmë për këtë. Dhe ajo që ne jemi gati të diskutojmë është se si ta ndalojmë luftën dhe pushtimin e territoreve tona”, tha ministri ukrainas.

“Vendimi i Putinit për t’i vënë në gatishmëri të lartë armët e tij bërthamore është një kërcënim i drejtpërdrejtë për ne. Unë kam një mesazh shumë të thjeshtë. Do të jetë një katastrofë për botën, por nuk do të na shkatërrojë”, theksoi ai.

Shpërndaje në: