Ukraina merr 773 milionë dollarë hua nga Kanadaja

Ukraina merr 773 milionë dollarë hua nga Kanadaja

Ukraina ka marrë një kredi prej 773 milionë dollarësh nga Kanadaja, tha ministria e saj e financave në një deklaratë të premten.

“Fondet do të drejtohen në buxhetin e shtetit për të financuar shpenzimet prioritare, në veçanti për të siguruar shpenzime prioritare sociale dhe humanitare”, thuhet nga ministria, shkruan Aljazeera.

Ministri ukrainas i Financave, Sergii Marchenko, tha se i ishte mirënjohës qeverisë së Kanadasë “për mbështetjen e palëkundur për Ukrainën në luftën për lirinë tonë”.

Ai shtoi gjithashtu, “Ky vendim tregon edhe një herë lidershipin e Kanadasë në mbështetjen e popullit ukrainas dhe afatin vendimtar për të ndihmuar Ukrainën”.

Shpërndaje në: