Ukraina përpilon listën e armëve që iu nevojiten për ta mposhtur Rusinë: 1.000 howitzerë, 1.000 dronë e 500 tanke

Ukraina përpilon listën e armëve që iu nevojiten për ta mposhtur Rusinë: 1.000 howitzerë, 1.000 dronë e 500 tanke

Këshilltari i lartë i presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që ta rris drastikisht dhurimin e armëve të rënda drejt Kievit nëse ata dëshirojnë që Ukraina ta mposht pushtimin rus, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Mykhailo Podolyak tha të hënën se Kievi ka nevojë për 1.000 howitzerë, 300 sisteme raketore, 500 tanke, 2.000 automjete të luftës dhe 1.000 dronë ‘për ta përfunduar luftën’.

Lista e gjatë tejkalon pajisjet në vlerë të ndonjë ushtrie perëndimore dhe tejkalon atë se çfarë është dërguar deri më tani dhe atë se çfarë ka kërkuar Ukraina.

Thënë ndryshe, 500 tanke të reja do të ishin më shumë se sa që kanë në gatishmëri Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania së bashku, teksa 1.000 howtizerë dhe 300 lansues raketorë do të përbënin më shumë se sa numri që Shtetet e Bashkuara kanë tani në shërbim aktiv.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar pak më shumë se 100 howitzerë drejt Ukrainës deri më tani, teksa ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku, besohet se kanë dërguar 7 sisteme raketore.

Podolyak publikoi listën në kohën e luftimeve të ashpra në Ukrainën lindore- aty ku Rusia këtë javë lëshoi një urdhër ‘dorëzim ose vdekje’ për trupat që po mbrojnë qytetin kyq të Donbasit- dhe para një takimi të së mërkurës në Bruksel ku do të disktuohet furnizimi më armë.

Shpërndaje në: