Ukraina rimerr rreth 6 mijë kilometra territor që u pushtuan nga Rusia

Ukraina rimerr rreth 6 mijë kilometra territor që u pushtuan nga Rusia

Forcat ukrainase e kanë vazhduar ofensivën e tyre ndaj Rusisë duke rimarrë më shumë territor që është pushtuar nga Rusia, ka thënë presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky.

Ai ka theksuar se deri tani janë marrë më shumë se 6,000 kilometra katror në lindje dhe në jug.

Rusia ka pranuar humbjen e qyteteve kryesore në rajonin verilindor të Kharkivit. Moska e përshkruan tërheqjen e trupave të saj nga rajoni ditët e fundit si një “rigrupim” me synimin për t’u fokusuar në rajonet Luhansk dhe Donetsk në lindje të Ukrainës.

Kjo deklaratë ka nisur reagime qesharake në Rusi, ku shumë përdorues të mediave sociale atje  e përshkruan tërheqjen e deklaruar si “të turpshme”.

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një pushtim të plotë të Ukrainës më 24 shkurt. Rusia ende mban rreth një të pestën e vendit, shkruan BBC.

 

 

Shpërndaje në: