Ukraina rrëzon dronin iranian që përdorej nga ushtria ruse

Ukraina rrëzon dronin iranian që përdorej nga ushtria ruse

Ushtria e Ukrainës pretendoi të martën për here të parë se forcat e saj kanë rrëzuar një dron iranian që përdorej nga Rusia në fushën e betejës në lindje të vendit, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

“Me krenari mund të konfirmohet se Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë shkatërruar për herë të parë një dron iranian afër Kupyanskut”, tha ushtria ukrainase në një shkrim në Telegram, të publikuar së bashku me fotografi të dronit të shkatërruar afër rajonit Kharkiv.

CNN nuk është në gjendje për të verifikuar në mënyrë të pavarur pretendimin e Ukrainës.

Lajmi vie pas paralajmërimit të Inteligjencës amerikane se Teherani po përgatitej të furnizonte Rusinë me qindra dronë për përdorim në luftën e Ukrainës. /Periskopi/

Shpërndaje në: