Ukraina zbulon se kur mund të futet Bjellorusia në luftë

Ukraina zbulon se kur mund të futet Bjellorusia në luftë

“Rreziku” që presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, një aleat i vjetër i Kremlinit, të përfshihet formalisht në konflikt ushtarak do të rritet “proporcionalisht” me suksesin e Putinit në Ukrainë, ka thënë Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, përcjell Periskopi.

Sipas Amnesty International, që dënoi burgosjen e njerëzve në Bjellorus që po kundërshtojnë luftën e Moskës, “autoritetet bjelloruse janë duke shuar të gjithë disidentët dhe po vazhdojnë të mbështesin Rusinë në agresionin e saj kundër Ukrainës”.

Megjithatë, edhe pse “Rusia është duke përdorur territorin bjellorus”, një sulm i plotë nuk është i menjëhershëm”, thotë Kuleba.

“Derisa ushtria bjelloruse e kupton qartë se Forcat e Armatosura të Ukrainës janë në gjendje për t’i tronditur ata, bjellorusët do të shtyejnë veprimin e tyre në çdo mënyrë të mundshme. Deri më tani, ata janë mjaft të vetëdijshëm për këtë”, tha ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: