Ukraina përgatit popullin: Rekruton gazetarë, veterinarë, arkitektë për rezervë në ushtri

Ukraina përgatit popullin: Rekruton gazetarë, veterinarë, arkitektë për rezervë në ushtri

Mijëra civilë të rinj, duke filluar nga studentët e veterinarisë deri tek arkitektët, janë rekrutuar në ushtrinë rezervë të Ukrainës dhe janë trajnuar për ushtrime, kur frika për pushtim të mundshëm nga Rusia është shtuar.

Djem e vajza të reja, disa edhe të moshës 21-vjeçare, morën pjesë në trajnimin e njësisë “Mbrojtja Territoriale e Kievit” gjatë fundjavës në një pyll të mbuluar me borë në kryeqytet.

Shumë civilë në mbarë vendin janë paraqitur për programe të ngjashme të ushtrimeve për t’i marrë shkathtësitë themelore luftarake, shkruan Daily Mail, përkthen Periskopi.

Në mesin e civilëve që morën pjesë në ushtrime me ushtarët ukrainas ishte edhe Taniana, 21-vjeçare, studente e veterinarisë.

Aty ishte edhe Antoni, 32-vjeçar, gazetar, i cili gjatë ushtrimeve ka mbajtur një armë të plastikës. Në ushtrime u simulua kundërpërgjigjja ndaj një sulmi rus.

“Unë besoj se secili person në këtë vend duhet të dijë se çfarë të bëjë, nëse armiku e pushton këtë shtet”, tha Danil Larin, student 19-vjeçar që mori pjesë në ushtrime./Periskopi

Shpërndaje në: