Ukrainasi që u varros për së gjalli: Shpëtoi për ta rrëfyer ngjarjen e tij

Ukrainasi që u varros për së gjalli: Shpëtoi për ta rrëfyer ngjarjen e tij

Një fshatar ukrainas i kapur nga trupat ruse u qëllua në fytyrë, i lidhur këmbë e duar, u hodh në varr me sytë e mbuluar së bashku me vëllaun e tij, por mbijetoi për ta treguar ngjarjen, shkruan Daily Star, përcjell Periskopi.

Mykola Kulichenko, nga fshati Vyshneve, fare pranë rajonit Buça në periferi të Kievit, ishte hedhur në një varr me 18 mars së bashku me vëllaun e tij të madh, me forcat e Vladimir Putin duke besuar se ai ishte i vdekur.

Ai dhe dy vëllezërit e tij kishin qenë në shtëpi kur alarmi ra në shtëpinë e tyre, me forcat pushtuese që u irrituan kur panë se vëllau i Mykolas, Eugene, kishte shërbyer në ushtrinë ukrainase dhe se medaljet e luftës së gjyshit të tyre ishin të ekspozuara.

“Kjo ishte arsyeja për torturë dhe ekzekutim”, rrëfen Mykola për reporterë.

Të tre vëllezërit u qëlluan për vdekje, ku dy prej tyre vdiqën në vend. Motra e tyre, Iryna, kishte arritur të shpëtonte sepse gjatë kësaj kohë ajo kishte qenë në shtëpi të fqinjit.

“Slam! Dhe gjaku u shpërnda në trupin tim”, tregon ai për momentin kur plumbi goditi fytyrën e tij pasi vëllezërit ishin dërguar në një zdrukthtari të vjetër për t’u ekzekutuar.

Plumbi hyri në faqen e tij të djathtë para se të dilte jashtë nëpërmjet veshit.

Ai vazhdoi të rrëfente se si i kishte ikur gropës ku ishte hedhur edhe trupi i pajetë i vëllaut të tij, Dima, duke treguar: “E largova Diman nga vendi. Unë dola dhe ai ra në vendin tim”.

Vëllezërit ishin mbajtur në zdrukthtari për tre ditë të para se ata të nxirreshin nga aty për ekzekutim.

Eugene ishte i pari që u qëllua dhe që u hodh në gropë nga rusët. Pas tij Duma, por që nuk u hodh menjëherë në vendin e groposur për prehje.

“Dhe atëherë ata më qëlluan mua, më shtyen drejt varrit, unë rashë dhe mbi mua u hodh vëllau im i madh”, tregon ai.

Mrekullisht, ai shpëtoi. Mykola doli nga gropa dhe eci në këmbë drejt fshatit më të afërt.

Ai u ndihmua nga një e moshuar e quajtur Valentine, e cila thotë: “Unë pash që ai ishte plagosur, ishte gërrvishur dhe i tëri i mbuluar më baltë. E ftova atë në shtëpinë për t’u pastruar dhe për të ngrënë mëngjes dhe unë i dhashë atij pak ushqim që ta merrte me vete”.

“Ne gjithmonë përqafohemi çdoherë që takohemi”, thotë Mykola për Valentinën.

Pasi ai u largua nga shtëpia e së moshuarës, ai eci në këmbë 40 kilometra drejt fshatit të tij ku më në fund ai u kontrollua nga një mjek.

Mykola kishte thyer dy brinjë, por plumbi në fytyrë nuk kishte prekur ndonjë organ vital. Të gjithë plagët në trupin e tij janë tani janë shëruar, por ai do t’i mbajë përgjithmonë gërrvishjet.

Përktheu: Sokol Berisha, Periskopi

Shpërndaje në: