Ukshin Hoti i kërkoi motrës t’ia ruante nëntë thasë me libra

Periskopi.com Lajme

Të hënën u bënë 23 vjet nga zhdukja e veprimtarit Ukshin Hoti.

Në këtë përvjetor, motra e tij, Myrvete Hoti-Kosumi, tregoi amanetin që ia la vëllai. Kjo tha se Hoti i kishte kërkuar që t’ia ruante gjithë librat që i kishte.

Derisa shumë kujtime me politologun Ukshin Hoti, të zhdukur para 23 vjetësh, ka edhe shoku i tij i bankave shkollore. Gashi thotë se shoku i tij ishte nxënës i dalluar dhe në mendje kishte vetëm mësimin e Kosovën.

Para se të dënohej, Hoti i kishte vënë vetës një mision fisnik. Përgatitjen e krushjanëve për luftë.

Ukshin Hoti, më 16 maj 1999, duhet të lirohej nga burgu i Dubravës, ku vuajti dënimin për 5 vjet, por u mor peng nga rojet e burgut dhe nga ajo kohë nuk u pa më kurrë.