“Unë kam 20 vite që flas për pajtimin, ose të bëhet luftë dhe ti vendosim në peshore”

“Unë kam 20 vite që flas për pajtimin, ose të bëhet luftë dhe ti vendosim në peshore”

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka prezantuar sot në Prishtinë librin e tij, “Përplasja e Madhe”. Të pranishëm në promovim ishin kryeministri Edi Rama dhe kreu i BDI, Ali Ahmeti.

Gjatë fjalës së tij, Ahmeti tha se ka ardhur momenti që Kosova dhe Serbia të nënshkruajnë  një marrëveshje historike. Ai u ndal tek samiti i “Open Balkan”, ku tha se Aleksandër Vuçiç nuk ndihej mirë mes tre shqiptarëve. Sakaq, nismën Ahmeti thotë nuk është imponuese.

Putini nuk është i sëmurë. Ai ka doktrinë cariste. Ai ka platformë për të realizuar ideologjinë e madhe. Nuk e  ndjente veten mirë Vuçiç se tre me një ishim. Dhe aty shumë hapur u diskutua. Midis nesh dhe serbëve ka ngjarje e ngjarje dhe nuk është temë e lehtë për tu folur. Por këtu edhe në libër është ngritur. Duhet marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë. Problemi nuk është vetëm i Kosovës. Duhet bërë pajtimi i të gjithë shqiptarëve. Unë kam 20 vite që flas për pajtimin, ose të bëhet luftë dhe ti vendosim në peshore. Iniciativa Ballkani i Hapur nuk është imponuese”, u shpreh ai.

Shpërndaje në: