“Unë kam mbetur pa gjysmën e trupit dhe njerëzit më pyesin se si bëj seks”
Një djalë që ka humbur gjysmën e trupit të tij pas një aksidenti të frikshëm ka shpalosur një pyetje të papërshtatshme që njerëzit ia bëjnë atij dhe gruas së tij, shkruan Daily Star, përcjell Periskopi.
Loren Schauers, 20-vjeçar, nga Montana, ShBA, është një pacient pa gjysmën e trupit që po jeton pa këmbët dhe pa krahun e tij të djathtë qe dy vite.
Në shtator të vitit 2019, punëtori Loren u përfshi në një aksident të tmerrshëm me një vinç teksa po punonte në një urë.
Për shkak të trafikut të ngjeshur, ai ishte afruar farë pranë qoshes dhe kishte rënë nga lartësia prej 15 metrave dhe ishte goditur nga një vinç që goditi pjesën e poshtme të trupit të tij.
Atëherë, i riu bëri vendimin e guximshëm që i lejonte mjekët ta kryenin operacionin ‘hemicorperectomy’ – ku atij do t’i largoheshin të gjithë pjesët e poshtme të trupit në mënyrë që atij t’i shpëtohej jeta.
Për shkak të problemeve të tij me lëvizjen, e dashura e tij, Sabia, detyrohet ta ndihmoj atë me detyrat e përditshme siç janë ndërrimi i rrobave dhe tushi.
Por, pavarësisht se jeta i ka mësuar me shumë gjëra për njëri-tjetrin, ata thonë se është një pyetje që ende i irriton ata: Si bëjnë seks ata?
“Një pyetje që na bëhet në vazhdimësi është se si bëjmë seks dhe se si bëhemi intim. Kjo është një pyetje shumë personale që ne kurrë nuk do t’i përgjigjemi sepse është shumë e papërshtatshme. Ju nuk do ta pyesni një qift të zakonshëm në rrugë se si bëjnë seks dhe vetëm pse rrethanat e jetës sonë janë të tjera, kjo nuk u jep të drejtë të pyesni”, tha ajo. /Periskopi/