“Unë po rri n’Lidhje” – a është ky sllogani i LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit

“Unë po rri n’Lidhje” – a është ky sllogani i LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit

Në rrjete sociale po qarkullon një sllogan, që po aludohet se mund të jetë sllogani i LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Unë po rri në lidhje”- thotë sllogani që nuk dihet nëse mund të jetë sllogani zyrtar i LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Deri më tani në rrjete sociale kanë qarkulluar disa sllogane të tilla, por që janë demantuar nga LDK.

Kujtojmë se, Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë prezantoi sloganin e saj që do të qohet “Krejt dhe Drejt”.

Partia Demokratike e Kosovës që në këto zgjedhje ka kandidat për kryeministër Enver Hoxhajn, në mungesë të Kadri Veselit që gjendet në Hagë, ka vendosur të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit me sloganin “Rimëkëmbje”.

 

Shpërndaje në: