UNICEF: Fëmijët t’i kthehen mësimit sa më parë

UNICEF: Fëmijët t’i kthehen mësimit sa më parë

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka reaguar pasi greva në arsim ka hyrë në javën e pestë.

“UNICEF-i është thellësisht i shqetësuar më këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor. Andaj, duhet të vihet në plan të parë interesi i fëmijëve dhe ata t’i kthehen mësimit sa më parë që është e mundur”, thuhet në kërkesë.

Sipas UNICEF, privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.

Njoftimi i plotë:

“Fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë tash e katër javë nuk kanë qasje në arsim. UNICEF-i është thellësisht i shqetësuar me këtë vonesë në fillimin e vitit shkollor, veçanërisht në kohën kur të gjitha përpjekjet duhet të fokusohen në kompensimin e humbjeve të mësimit për shkak të pandemisë COVID-19.

Jemi duke e përjetuar një krizë globale në mësimnxënie, me gati dy të tretat e fëmijëve të moshës 10 vjeçare që nuk janë në gjendje ta lexojnë dhe kuptojnë një tekst të thjeshtë dhe privimi i vazhdueshëm i të drejtës për arsimim mund të ketë pasoja serioze në arritjet arsimore, shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve.

Ne duhet ta vëmë në plan të parë interesin më të mirë të fëmijëve dhe të sigurohemi që mund t’i kthehen mësimit sa më parë që është e mundur.”

Shpërndaje në: