Unikkatil befason fansat, publikon këngë të re në bashkëpunim me Don Phenom

Unikkatil befason fansat, publikon këngë të re në bashkëpunim me Don Phenom

Rap-artisti Unikkatil i befasoi fansat mbrëmjen e së hënës me publikimin e një kënge të re.

Një gjë e tillë, u bë e ditur vetëm në orët e para të pasdites kur edhe u mësua se rap-artisti i preferuar i shqiptarëve do të sjellë,  për fansat këngën e tij më të re në bashkëpunim me anëtarin tjetër të label-it TBA, Don Phenom.

“Je ngulë” mban titullin kjo këngë, e cila është puro hip-hop dhe është punuar nga vet dyshja interpretuese.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio me tekst.

Unikkatili përndryshe këto ditë gjendet në Kosovë, për një koncert gjigant që do të mbajë ditën e nesërme (e martë) në Prizren.

Shpërndaje në: