United e do Isco’n në janar
Manchester United raportohet se po përgatitë një ofertë prej 25 milionë funtesh për mesfushorin e Real Madridit, Isco, shkruan Daily Mirror.
Është trajneri Jose Mourinho, ai i cili e do 24-vjeçarin në afatin kalimtar të janarit.
Spanjolli nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë te Los Blancos dhe kjo pritet ta shtyejë atë drejt largimit.
Isco është pjesë e Realit nga viti 2013, kur edhe u largua nga Malaga. /Periskopi.com



