United refuzon ta ulë çmimin për Pogban

United refuzon ta ulë çmimin për Pogban

Manchester United ka refuzuar ta ulë çmimin për yllin e skuadrës, Paul Pogba.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane kërkon transferimin e francezit në “Santiago Bernabeu”.

Afati kalimtar është mbyllur, mirëpo “Los Blancos”, dëshirojnë të rezervojnë lojtarin për afatin e janarit.

Pogba ka kontratë deri në vitin 2021 dhe ka refuzuar kontratën e re nga “Djajtë e Kuq”.

Çmimi i Manchester United mbetet 179 milionë euro, transmeton KosovaPress.

Pos gjigantit spanjoll interesim për fituesin e Kupës së Botës ka gjiganti italian, Juventus.

Shpërndaje në: