United siguron titullarin e Juventusit, synohet edhe i preferuari i Ten Hag

United siguron titullarin e Juventusit, synohet edhe i preferuari i Ten Hag

Erik Ten Hag pret një mesfushor nga merkato, Frenkie De Jong nuk po vjen dhe drejtuesit e Manchester United kanë arritur marrëveshjen me Juventusin për shërbimet e Adrien Rabiot.

“Djajtë e Kuq” do t’i paguajnë bardhezinjve italianë 15 milionë paund për shërbimet e 27-vjeçarit, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin italian. Tani duhet arritur akordi personal me Veronique, mamanë dhe agjenten e Rabiot.

Ndërkohë, United është futur në garë edhe për Marko Arnautovic, sulmuesin e Bologna, i cili pëlqehet edhe nga Juventusi. Një kërkesë e Ten Hag, i cili ka punuar te Twente me sulmuesin austriak.

Bologna refuzoi ofertën e parë të klubit anglez (9 milionë euro), ndërkohë që drejtuesit e United po përgatisin një tjetër ofertë me synimin për të transferuar 33-vjeçarin sa më shpejt nën urdhrat e Ten Hag.

United e nisi keq sezonin 2022/2023 në Premier League duke humbur 1-2 në “Old Trafford” përballë Brighton. Rezultati negativ dhe sidomos mungesa e lojës kanë krijuar pakënaqësi te tifozët e shumtë.

Shpërndaje në: