Unitedi shpenzoi 733 milionë euro në katër vite

Unitedi shpenzoi 733 milionë euro në katër vite

Manchester United ka bërë shpenzime të shfrenuara në tregun e transferimeve në katër viteve e fundit.

Që nga viti 2013, kur Sir Alex Ferguson u largua nga stoli i Djajve të Kuq e deri tani, klubi anglez ka nxjerrë nga arkat e tij për blerjen e futbollistëve plot 733 milionë euro, e të mendosh që për periudhën 1986-2013, ky klub kishte shpenzuar 790 milionë euro.

Asnjë klub tjetër në Evropë nuk ka shpenzuar kaq shumë sa Manchester United në këtë periudhë kohore. Klubi që i afrohet më shumë në këtë pikë është Manchester City, me 721 milionë euro të shpenzuara, ndërkohë që edhe më larg është Chelsea, në vendin e tretë me 491 milionë.

Pas londinezëve janë të pozicionuar Juventusi e Paris Saint Germain, transmeton TCh.

Futbollistët që i kanë kushtuar më shumë skuadrës së Man Utd janë Pogba, me 105 milionë euro, Lukaku me 85 milionë, Angel Di Maria 75 milionë, si dhe Anthony Martial me 60 milionë, blerje këto që janë bërë në pesë periudha të ndryshme të tregut të transferimeve.

Shpërndaje në: