Universiteti i Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për studentët që synojnë të doktorojnë

Universiteti i Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm për studentët që synojnë të doktorojnë

Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ ka shpallur konkurs për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2021/22, e që do të jetë i hapur deri më 11 shkurt 2022.

Sipas njoftimit, numri i studentëve që mund t’i bashkohen UP’së në programet e ofruara është 67, ku prej tyre nëntë i përkasin komunitetit jo-shumicë.

Njëra ndër kushtet e konkursit është se të gjithë ata që duan të aplikojnë duhet ta kenë notën mesatare jo më të ulët se 8.00 në nivelin Baçelor dhe atë Master.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU

Shpërndaje në: