Universiteti i Prishtinës reagon pas sulmit ndaj profesoreshës

Universiteti i Prishtinës reagon pas sulmit ndaj profesoreshës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar  për sulmin fizik ndaj profesoreshës së Fakultetit të Mjekësisë në UP, prof. asoc. dr. Hatixhe Latifi Pupovci.

Përmes një komunikatë për media, UP-ja thotë se aktet e tilla janë sjellje të papranueshme dhe të dënueshme, e të njëjtat cenojnë rëndë misionin e UP-së të lidhur me krijimin dhe zhvillimin e shoqërisë tolerante dhe dhënien e ndihmesës në procesin e promovimit të demokracisë qytetare.

“Me këtë rast, UP-ja u bënë thirrje organeve kompetente që aktin në fjalë ta trajtojnë më urgjencë dhe ndaj sulmuesit të shqiptojnë masën adekuate ligjore. UP-ja thekson gatishmërinë që të bashkëpunojë ngushtë më organet përkatëse, për të mundësuar zbardhjen e rrethanave dhe trajtimin e rastit në tërësi”, thuhet në reagimin e tyre.

Kujtojmë se profesoresha e UP-së, Hatixhe Latifi-Pupovci sot u sulmua nga një person në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë.

Ajo ka shkruar në Facebook, ku ka folur për ngjarjen. Ajo ka thënë se sulmi ndaj saj ishte i papritur dhe i paprovokuar dhe i shkaktuar nga motive të pakuptueshme.

Shpërndaje në: