UNMIK-u i lë fajin Kosovës për tensionet në Veri

UNMIK-u i lë fajin Kosovës për tensionet në Veri

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara [OKB] për zhvillimet e fundit në Kosovë, Zahir Tanin, e ka shpallur fajtore Qeverinë e Kosovës për tensionet e shkaktuara në fund të shtatorit në veri të vendit.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Kosovë, Tanin ka deklaruar se për përshkallëzim shtytës ka qenë mungesa e komunikimit politik.

“Në mëngjesin e 20 shtatorit, Prishtina ka nisur një operacion policor në Kosovën veriore me qëllim të zbatimit të masave të reja për targat. Duke marrë parasysh diskutimet e ndjeshme dhe kamotshme për lirinë e lëvizjes përmes dialogut të mbështetur nga BE-ja do të ishte e natyrshme të pritej një komunikim me ata që preken. Megjithatë, komunikimi ka qenë i pakët apo fare. KFOR-it s’i është dhënë njoftim paraprak”, ka thënë ai duke shtuar se njësitë speciale të Policisë së Kosovës ishin për disa ditë përballë protestuesve që bllokuan rrugët në Jarinjë e Bërnjak.

Ai ka folur edhe për operacioni anti-kontrabandë që në veri u përcoll me protesta e tensione pasi që serbët lokalë kundërshtuan operacionin e Policisë së Kosovës.

“Është diskutabile nëse KFOR-i është njoftuar paraprakisht për dërgimin e njësive speciale. Operacioni provokoi tensione dhe konfrontime që përfunduan me disa të lënduar. Ka pasur edhe kërcënime për jetë të shkaktuara nga të shtënat e policisë. Popullata civile në veri raportoi lëndime nga gazilotsjellës dhe granatat zhurmuese që i përdori policia. Protestuesit gjuajtën me gurë dhe sipas policisë disa të dyshuar përdorën armë zjarri kundër policisë”, ka thënë Tanin.

Sipas Taninit, këto veprime kanë nxitur mosbesim te qytetarët serbë.

Shpërndaje në: