Uragani Ian në Florida shkatërron kulmin e spitalit, evakuohen pacientët që ishin në respiratorë

Uragani Ian në Florida shkatërron kulmin e spitalit, evakuohen pacientët që ishin në respiratorë

Vërshimet e shkaktuara nga uragani Ian, ka bërë që bodrumi i spitalit HCA Florida Fawcett në Port Charlott është mbushur me ujë, kurse erërat e fuqishme shkulën kulmin e objektit – përkatësisht të repartit të kujdesit intensiv, shkruan Index

Personeli i spitalit është detyruar të evakuoj pacientët me sëmundje të rënda, ku shumë prej tyre ishin në respiratorë.

I tërë spitali ka katër kate, kurse personeli është bllokuar në katin e dy dhe tretë, pasi që i katërti është shkatërruar dhe kulmi i është shkulur.

“Nuk kemi pritur që uragani do ta shkulë kulmin e spitalit. Auto ambulancat pritet të evakuojnë pacientët, por ka shumë pacientë që nuk e dimë se ku do t’i dërgojmë”, tha mjekja Birgit Bodine, e cila kaloi natën në spital.

Në anën tjetër është bërë e ditur se si pasojë e uragani Ian, mbi 2.5 milionë banorë në Florida kanë mbetur pa energji elektrike.

Shpërndaje në: