Uran Ismaili bashkë me qytetarë ndreqin një park në Arbëri (Foto)

Periskopi.com Lajme

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili po vazhdon të rregulloj gjëra nëpër Prishtinë.

Së bashku me disa qytetarë, ai këtë herë ka ndrequr një park në Arbëri.

“Bashkë me qytetarët e Arbërise e ndreqëm një park të vogël në mes të banesave. Mungonte ndriçimi publik prandaj vendosëm 6 drita të mëdha reflektor. Mbollëm 70 lule si dhe i ndreqëm disa ulëse. Krejt këto e kemi bo bashkë për 1 ditë, veç paramendoni çka mundemi me bo bashkë për 4 vjet.”, ka shkruar Ismaili.