Uran Ismaili: Do t’i riciklojmë mbeturinat dhe Prishtina do të jetë e pastër (Video)

Uran Ismaili: Do t’i riciklojmë mbeturinat dhe Prishtina do të jetë e pastër (Video)

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, përmes një video ka treguar se në planin e tij për një Prishtinë të pastër është edhe riciklimi i mbeturinave.

“Prishtina do të jetë e pastër kur të fillojmë me riciklimin e mbeturinave. Në Evropë, vetëm 10% e mbeturinave të shkojnë në deponi, pjesa tjetër riciklohet.”, ka thënë Ismaili.

Për këtë arsye, ai treguar se edhe në planin e tij për Prishtinën, riciklimi i mbeturinave është prioritet.

“Unë e kam një plan konkret se çka duhet bërë e qysh duhet të bëhet kjo, që Prishtina të jetë plotësisht e pastër dhe të riciklojë mbeturinat shtëpiake, të bizneseve dhe ato të vëllimshme.”, ka thënë ai.

Sipas tij, ky projekt do të përfundoj deri në qershor 2024.

Shpërndaje në: