Uran Ismaili: Duhet të ketë debat mes kandidatëve për Prishtinën

Uran Ismaili: Duhet të ketë debat mes kandidatëve për Prishtinën

I ftuar në emisionin Pressing të T7, Uran Ismaili, kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës ka folur për nevojën e debatit publik mes kandidatëve të Prishtinës, i cili nuk ka ndodhur deri më tani.

Për këtë fakt, Uran Ismaili ka shprehur habinë e tij, duke thënë se është e çuditshme se si kandidatët tjerë në garë për Prishtinën po hezitojnë të dalin në debat publik.

Me kërkesën e Uran Ismailit për të pasë debat mes kandidatëve që janë në garë për Prishtinën, janë pajtuar edhe panelistët e Pressing në T7, duke përfshirë edhe moderatorin Leonard Kërqukin.

Madje ky i fundit e ka pranuar se debati i planifikuar të ndodhë në Pressing nuk ka ndodhë për shkak të mos-ardhjes së kandidatëve tjerë, ndërsa Uran Ismaili ka thënë se ai është përgjgijë pozitivisht ftesës për debat mes kandidatëve.

Kërquki ka shpreh habinë e tij poashtu, duke thënë se edhe për komunat më të vogla në Kosovë kanë ndodhë me dhjetëra debate mes kandidatëve, mirëpo për shkak të hezitimit të kandidatëve tjerë në këtë garë, debate për Prishtinën nuk po ndodhë ende.

Shpërndaje në: