Uran Ismaili: Jo debat mes analistëve, le të kemi debat mes kandidatëve për Prishtinën

Uran Ismaili: Jo debat mes analistëve, le të kemi debat mes kandidatëve për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK’së, Uran Ismaili, ka kërkuar që të zhvillohet një debat ndërmjet kandidatëve për kryetarë të kësaj komune, në mënyrë që t’i shpërfaqin programet politike përpara qytetarëve.

Ismaili, në një lidhje telefonike në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se Prishtinës po i mungon debati rreth kryeqytetit nga kandidatët.

“Unë kom paraqit parqe, ato kanë dalë edhe nëpër harte, s’po di kush ka fole veç po du me ju përgjigj. Prishtina ka nevojë për hapësira të gjelbra dhe ka nevojë për t’i kriju ato. Ajo çka po i mungon Prishtinës është debati rreth saj. Mendoj që ajo e cila po na mungon realisht nuk është debati mes analistave, por ajo që duhet me qenë është debati mes kandidatëve. Sepse nuk i takon debatit për Prishtinës nga njerëz që po dalin me propozime të tyre mos me e pasë mundësinë qytetari i Prishtinës me i pa në debat njëri me tjetrin”, ka deklaruar ai.

Shpërndaje në: