Uran Ismaili me bashkëshorten dalin të votojnë: E pres me padurim rezultatin

Uran Ismaili me bashkëshorten dalin të votojnë: E pres me padurim rezultatin

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK, Uran Ismaili, i shoqëruar me bashkëshorten e tij ka shfrytëzuar të drejtën qytetare për votim.

Ismaili u deklarua para mediave pasi ka hedhur votën, derisa ftoj të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen që i kanë ofruar gjatë muajve të fushatës, derisa tha se ata mund të vendosin se kush do udhëheq komunën e tyre.

‘’Është nder dhe privilegj me qenë një ndër kandidatët për kryetar të komunës, i falënderoj qytetarët që më ofruan mbështetje e dashni në këto muaj bashkë. E pres me padurim rezultatin, i ftoj të gjithë të rinjtë e të rejat që të dalin dhe me votën e tyre të zgjedhin kryetarin e komunës, pra me votën e tyre të zgjedhin të parin e komunës’’, tha Ismaili.

Shpërndaje në: