Uran Ismaili nënshkruan zotimet për Bregun e Diellit

Uran Ismaili nënshkruan zotimet për Bregun e Diellit

Kandidati për Kryetar të Prishtnës, Uran Ismaili vazhduar me nënshkrimet e zotimeve nëpër lagje të Prishtinës.

Sot, ai ka nënshkruar zotimet në lagjen e tij, aty ku është rritur, në Bregun e Diellit. Për këtë lagje, Urani është zotuar se deri në dhjetor të vitit 2024 do të ndreqen shumë punë, konkretisht parking për çdo familje, ndërtim i shtigjeve për biçikleta, shtim të hapësirave gjelbëruese, largim të problemit me qentë endacak etj.

“Zotohem se deri në Dhjetor 2024 bashkë do t’i ndreqim këto probleme”, ka thënë Ismaili.

Lista e plotë e zotimeve të Uran Ismailit për Bregun e Diellit:

· Pastërti e ndriçim efiçient në çdo pjesë të lagjes

· Parking për çdo familje

· Largim i problemit të qenve endacakë

· Shtim i brezave gjelbërues dhe hapësirave sportive

· Ndërtim i shtigjeve për biçikleta dhe ndërlidhje e tyre me lagjet e tjera

· Ulje e shpejtësisë së vozitjes brenda lagjes në 30 kmph

· Shtim i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës

· Lidhje me lagjen Mati me ura apo nënkalime për këmbësorë e çiklistë në disa pika

· Investim në hyrje të ndërtesave përmes Ndërrmarrjes Publike Banesore

· Rregullim i platosë te banesat e bardha

· Shtrim i rrjetit të Termokoss te banesat e bardha

· Gjelbërim dhe mirëmbajtja e të gjitha hapësirave semi-publike

· Emërim i kopshtarit të lagjes

· Realizim i parkut për qentë

· Trajtim i strehimores te banesat e Ontex-it

· Rregullim i stadionit të vjetër të lojërave te blloku i parë

Shpërndaje në: