Uran Ismaili pasardhës i Bekim Çollakut?
Uran Ismailit si duket do t’i shpërblehet dashuria që ka për Kadri Veselin. Pas dorëheqjes së Bekim Çollakut, ai pritet të bëhet ministër i Integrimit Evropian.
Kështu kanë bërë të ditur burime të portalit veriu.info.
“Kryetari Kadri Veseli do ta nominojë për këtë pozitë Uran Ismailin, duke e dërguar emrin e tij tek kryeministri për zyrtarizim. Është i ditur fakti se Urani është graduar me titullin Master në Universitetin e Harvardit dhe kështu ka edhe shkollimin e nevojshëm”, ka thënë burimi nga Kryesia e PDK-së.
Uran Ismaili është këshilltari kryesor i Kadri Veselit dhe nënkryetar i PDK-së. Ismaili kohët e fundit ka rehatuar edhe bashkëshorten në Ministrinë e Drejtësisë.



