Urdhërarrest ndërkombëtar: Princesha Hassa, motra e Princit bin Salman e lidhi dhe e rrahu punëtorin e saj

Urdhërarrest ndërkombëtar: Princesha Hassa, motra e Princit bin Salman e lidhi dhe e rrahu punëtorin e saj

 

Motra e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite do të përballet me një proces gjyqësor në mungesë në Paris pasi akuzohet për kidnapimin dhe rrahjen e një punëtori që ishte marrë me rinovimin e apartamentit të saj luksoz në kryeqytetin francez.

Avokati i Hassa bin Salman ka thënë se ajo i kishte mohuar akuzat për pjesëmarrje në dhunim të armatosur, pjesëmarrje në mbajtje të dikujt kundër vullnetit të tij dhe për vjedhje të një burri egjiptian.

Franca ka lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për princeshën në muajin nëntor 2017, dhe seanca dëgjimore pritet të mbahet nën mungesën e saj, përkthen Periskopi nga The Guardian.

Hassa është e motra e Mohammed bin Salman, trashëgimtarit të fronit saudit. Ajo shpesh në mediat shtetërore saudite celebrohet për punën në bamirësi dhe për fushatat për të drejtat e grave.

43 vjeçarja, më konkretisht, akuzohet se ia ka shtyrë bodigardin e saj që ta rrahte punëtorin Ashraf Eid, për të cilin dyshonte se kishte bërë një fotografi me telefonin e tij të dhomës të cilën e kishte dekoruar. Ajo e akuzonte punëtorin se kishte planifikuar ta shiste atë fotografi.

Sipas aktakuzës që është parë nga Reuters, Eidi i ka thënë policisë se bodigardi i Hassas ia kishte lidhur duart dhe e kishte grushtuar fort.

Në një artikull nga magazina e lajmeve Le Point në Francë, punëtori pretendonte se princesha kishte bërtitur: “Vrite atë qen, ai s’e meriton të jetojë.” /Periskopi

Shpërndaje në: