Urime diasporë: Kurti thotë se po punon për mësimin e gjuhës shqipe për ju në mërgim

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se edhe këtë vit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbulimin e kostos së policës kufitare për mërgimtarët.

Ai në fjalën hyrëse në mbledhje të qeverisë, u ka uruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarët. Ndërkaq, ka shtuar se aplikimi për rimbusim bëhet online.

“Qeveria e Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare. Procedura vazhdon të jetë e thjesht. Polica mund të bëhet edhe fizikisht por edhe online para se të nisen. Ata pastaj mund të aplikojnë për rimbursim. Mërgata jonë jeni pjesë integrale. Ministria e Diasporës po punon për projektligjin për Diasporën”, tha ai.

Po ashtu, Kurti shtoi se është duke u punuar për herë të parë për mësimin gjuhës shqipe në diasporë.

“Sakrifica dhe mundi juaj është që të qëndroni sa më afër në Kosovë. Unë ju uroj të gjithë juve për pushime sa të mira”, ka shtuar ai.

Kabineti qeveritar do të shqyrtojë 23 pika, të cilat janë në rend të ditës.