Urimi i Majlinda Kelmendit për Kosovën: Kam bërë aq sa kam mundur për këtë shtet

Urimi i Majlinda Kelmendit për Kosovën: Kam bërë aq sa kam mundur për këtë shtet

Nuk janë të pakta sukseset e shqiptarëve kudo në botë. Kosova po përfaqësohet në botë, nga artistë, sportistë, e shkencëtarë.

E tillë është edhe xhudistja Majlinda Kelmendi. Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovë, ajo uron të gjithë shqiptarët, e kjo ditë për të thotë se është shumë e veçantë, duke shtuar, se shumë e lumtur që emri i saj përmendet kudo, shkruan KP.

“Unë për veti jam munduar të bëj aq sa kam mundur për këtë shtet, për këtë popull. Më gëzon shumë fakti që gati në çdo emision e kanë përmend emrin e Majlinda Kelmendit dhe sigurisht që kjo më bënë të ndihem shumë mirë, shumë krenare. Ndoshta ka pasur ditë ka pasur momente që njerëzit në Kosovë i kam bërë me qarë prej gëzimit edhe sigurisht që kjo më bënë njeriun më të lumtur në botë. Kështu që urime edhe festofshi përgjithmonë”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në: