Uritet deputetja në Kuvend, ha burek e jogurt gjatë seancës

Periskopi.com Fun

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet për Projektligjin e pagave në sektorin publik, ka filluar rreth orës 11.00, por deri tash Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ende nuk ka dhënë ndonjë pauzë.

Për shkak të votimit të amendamenteve në Projektligjin e pagave në sektorin publik, deputetët e kanë të pamundësuar që shkaku i kuorumit,  të lëshojnë seancën për të dalë për të pirë kafe apo për të ngrënë diçka, në hollin e Kuvendit.

Kjo ka bërë që dikush nga deputetët të detyrohet që brenda sallës së Kuvendit gjatë seancës të ushqehet, sikur është rasti i deputetes në fotografinë mëposhtë.

Deputetja, Müfera Srbica – Şinik derisa po debatohej për Ligjin e pagave, në të njëjtën kohë po kryen obligimin e saj të votimit të amendamenteve dhe po drekon me burek e jogurt.

 

 

 

Shpërndaje në: