Urtësie albatrosi: Zogu më i vjetër në botë bëhet me zogth në moshën 70 vjeçare

Urtësie albatrosi: Zogu më i vjetër në botë bëhet me zogth në moshën 70 vjeçare

Si 70 vjeçare, zogu albatros me emrin Urtësie [Wisdom] ka bërë diçka që ka pushtuar mediat ndërkombëtare.

E konsideruar si “zogu i egër më i vjetër në histori”, Urtësia ka jetuar më shumë se të gjithë partnerët e saj.

Urtësia e çeli zogthin e saj më 1 shkurt, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Partneri shumë-vjeçar i Urtësies, Akeakami, me të cilin ka qenë prej vitit 2010 sipas USFWS-së, është babai i zogthit në fjalë. USFWS thotë po ashtu se albatrosi gjen partnerët e saj përmes “ndejave të vallëzimit”.

“Ne besojmë që Urtësia ka pasur edhe të tjerë partnerë,” tha biologja Beth Flint. “Megjithëse albatrosët çiftohen për jetë, mund të gjejnë partnerë të rinj kur e kanë nevojën – për shembull, nëse jetojnë më shumë se parnerët e parë.”

USFWS-ja vlerëson se Urtësia i ka çelur më shumë se 30 zogj përgjatë jetës së saj.

Shpërndaje në: