Usain Bolt “sprint” me gravitet zero, mësoni fituesin

Usain Bolt “sprint” me gravitet zero, mësoni fituesin

Pas pensionimit nga atletika, mbajtësi i rekordeve botërore në 100 dhe 200 metra, Usain Bolt ka nisur nga puna për të gjetur fushën ku mund ta nis karrierën. 

Pasi debutoi me skuadrën australiane të futbollit, Central Coast Mariners, Bolt ka bërë një garë vrapimi në kushte skandaloze: me magnitudë zero të gravitetit.

Fillimisht 32-vjeçari xhamajkan nisi të përshtatet me kushtet,  përpara se të tërhiqej nga pasagjerët e tjerë pasi ai tentonte për t’u kthyer në tokë. Ndërkohë, kushtet në avion lejonin që të zhvillohej edhe një garë vrapimi midis Bolt dhe dy shokëve të tij të aeronautëve, të cilët edhe me ndryshimin e kushteve ish-kampioni olimpik arriti të presë i pari finishin.

“Isha pak nervoz, por sapo hyra në fushë mendoj se nervat u larguan. Unë do të doja të kisha më shumë prekje, por unë nuk jam ende i përshtatshëm për këto kushte.“-tha Bolt për “Fox Sports” pas eksperiencës.

Shpërndaje në: